Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen tre persona në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen tre persona në Qafë Botë dhe Portin e Sarandës

Tre persona të shpallur në kërkim janë arrestuar gjatë kontrolleve të zhvilluara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë dhe në Portin e Sarandës. Në Qafë Botë u ndalua 20-vjeçari J. L., banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Sipas Policisë, i riu dyshohet se më 12 mars, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri tip “Kallashnikov” në ajër në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke prishur qetësinë publike. Po në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Botë u arrestua edhe 27-vjeçari...