“Të mos cenohet asnjë e drejtë”, Shabani kërkesë urgjente për aktivistin shqiptar në “Sumud”: Të garantohet siguria e..

“Të mos cenohet asnjë e drejtë”, Shabani kërkesë urgjente për aktivistin shqiptar në “Sumud”: Të garantohet siguria e..

Institucioni i Avokatit të Popullit ka njoftuar se drejtuesi i këtij institucioni, Endri Shabani, ka ndërhyrë pranë homologut izraelit Matanyahu Englman, për të kërkuar garanci për të drejtat dhe sigurinë fizike të shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, të ndaluar nga autoritetet izraelite gjatë ndërhyrjes ndaj nismës humanitare “Global Sumud Flotilla”. Njoftimi i Avokatit të Popullit: Avokati i Popullit i Republikës së Shqipërisë, z. Endrit Shabani, është vënë në kontakt me homologun e tij izraelit, z. Matanyahu Englman, duke kërkuar garanci të plota për të drejtat, integritetin fizik dhe trajtimin e shtetasit shqiptar Baki Goxhaj, të ndaluar nga autoritetet izraelite gjatë ndërhyrjes ndaj nismës humanitare “Global Sumud Flotilla”. Mbrojtja e të drejtave të shtetasve shqiptarë është detyrim kushtetues që z. Shabani e ushtron në cilësinë e drejtuesit...