“Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën”/ Shpërthen protestuesi: Si ka mundësi Ermal Beqiri blen kështjellë në Francë?

“Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën”/ Shpërthen protestuesi: Si ka mundësi Ermal Beqiri blen kështjellë në Francë?

Një prej pjesëmarrësve në protestën e 65-të kundër kryeministrit Edi Rama u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestave. Gjatë fjalës së tij, protestuesi pyeti se si është e mundur që Ermal Beqiri ka blerë prona dhe një avion privat në Francë pa u ndaluar nga autoritetet. “Kam një pyetje për të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë gazetarët. Si ka mundësi që një njeri si Ermal Beqiri shkon në Francë dhe blen apartamente, blen kështjellë, blen avion privat. A mund të na japë dikush një përgjigje?”, tha ai. Protestuesi u bëri thirrje qytetarëve të të gjitha bindjeve politike që t’i bashkohen protestës, duke deklaruar se vendi ka nevojë për ndryshim. “I bëj thirrje të gjithë demokratëve, socialistëve, me parti ose pa parti, të vijnë...