Stuhia godet Sarandën! Tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton mjetet
Një stuhi e fuqishme ka goditur Sarandën në mesnatën e sotme, duke shkaktuar kaos në qytet. Rrebeshet e shiut, erërat e forta dhe aktiviteti intensiv i rrufeve kanë sjellë dëme të shumta materiale. Po ashtu disa persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Nga pamjet shihen pemë të rrëzuara në rrugë, automjete të dëmtuara dhe situata problematike në disa zona të qytetit, si pasojë e motit ekstrem. Pamjet dhe videot tregojnë përmasat e dëmeve që ka shkaktuar stuhia, e cila ka përfshirë Sarandën me intensitet të lartë.
Burimi:
gijotina.com