Stuhia apokaliptike në Sarandë, “fluturon” çatia e një pallati 12-katësh, IMT nis verifikimet!

Stuhia apokaliptike në Sarandë, “fluturon” çatia e një pallati 12-katësh, IMT nis verifikimet!

Nga stuhia mbrëmjen e së martës (21 korrik) çatia e katit të fundit e një pallati 12 katësh, e ndërtuar me dru, është shkatërruar duke krijuar kështu probleme për 4 familje, duke i lënë ata pa mbulesë. Pas bërjes publike të këtij shqetësimi kanë shkuar sot punonjës të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të bashkisë së Sarandës, nga ku na njoftojnë se: “Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Sarandës u paraqit në pallatin ku ishte dëmtuar rëndë çatia e katit të fundit të pallatit 12 katësh nga stuhia e mbrëmjes së të martës. Nga verifikimi në terren u konstatua se objekti, ndërtim i hershëm nuk është i pajisur me çertifikatë pronësie dhe banorët e dëmtuar posedonin vetëm kontratën e porosisë lidhur midis ndërtuesit...