Strofkë për militantë, rroga marramendëse, dublim me AKSHI-n dhe partneritete me oligarkinë e TIK-ut, çfarë fshihet…

Strofkë për militantë, rroga marramendëse, dublim me AKSHI-n dhe partneritete me oligarkinë e TIK-ut, çfarë fshihet…

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një rrugë për të prokuruar të gjitha kontratat publike të teknologjisë së informacionit pa iu nënshtruar ligjit të prokurimeve publike. Me pak fjalë, pa tender. Rruga e ka emrin Albanian Digital Solution, shoqëria publike e krijuar me kapital fillestar prej 700 milionë lekësh për të zëvendësuar AKSHI-n në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës dixhitale të vendit. Praktikisht krijohet një monopol i përbindshëm kombëtar në fushën e Teknologjisë së Informacionit, i cili do të jetë edhe më keq se AKSHI, pasi nuk do të jetë i detyruar të zhvillojë tendera publikë, por i cakton çmimet sipas kostove që përcakton vet. Me një organikë të projektuar prej 345 punonjësish, kjo kompani duket se po ngrihet si një strukturë për të rehatuar militantët...