Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Spiropali publikon platformën: Të ndajmë partinë nga shteti, të garantojmë zgjedhje të lira dhe luftë kundër korrupsionit

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e saj për “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, një dokument që, sipas saj, ishte përgatitur fillimisht si kontribut për debatin e brendshëm në Partinë Socialiste, por që u publikua pas interesimit të mediave. Në dokument, Spiropali argumenton se Shqipëria ndodhet në një moment që kërkon një fazë të re të zhvillimit demokratik, me institucione më të forta, më shumë përfaqësim dhe besim të qytetarëve te shteti. Një nga propozimet kryesore të mocionit është ndryshimi i sistemit zgjedhor, duke kaluar në një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura. Sipas saj, modeli aktual nuk garanton më nivelin e nevojshëm të konkurrencës dhe përfaqësimit politik. Mocioni parashikon gjithashtu ndarjen e qartë mes partisë dhe shtetit, forcimin e...