SPAK në dyert e kadastrës/ Lala: Pa rryshfet ose pa mik, nuk merr asnjë shërbim

SPAK në dyert e kadastrës/ Lala: Pa rryshfet ose pa mik, nuk merr asnjë shërbim

Kadastra rikthehet sërish në qendër të akuzave të forta për korrupsion, ndërsa SPAK ka vënë nën lupë drejtorë dhe ish-drejtues të këtij institucioni për dosje që lidhen me pronat, regjistrimet dhe dyshimet për abuzime me dokumentacionin. Pikërisht në këtë klimë hetimesh dhe dyshimesh të rënda, gazetarja Klodiana Lala ka bërë një reagim të ashpër publik, duke e cilësuar Kadastrën si një institucion të zhytur në korrupsion. “Kadastra është institucion i zhytur në korrupsion. Kushdo që troket në atë derë duhet të paguajë rryshfet ose të gjejë mik, në të kundërt nuk merr kurrë shërbim”, shkruan Lala. Deklarata e saj ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta nga qytetarët, të cilët kanë shpërthyer në komente, duke treguar përvoja personale me Hipotekën dhe Kadastrën. Shumë prej tyre pretendojnë...