Tronditëse/ Gjendet i pajetë dhe i gjakosur 75-vjeçari në rrugë

Tronditëse/ Gjendet i pajetë dhe i gjakosur 75-vjeçari në rrugë

Një person i moshuar është gjetur i pajetë dhe i gjakosur në rrugë paraditen e sotme në zonën e Markatës në Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i moshuari, Abdulla Disha 75 vjeç ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur, për shkaqe që ende nuk janë të qarta, ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në tokë. Një nga pistat paraprake është që rrëzimi të jetë shkaktuar nga një problem shëndetësor i papritur, ndërsa nuk përjashtohet edhe mundësia e një luhatjeje të tensionit apo e një infarkti, që mund t’i ketë shkaktuar humbjen e kontrollit mbi biçikletën.