SPAK me “dorë të hekurt”, sekuestron 440 milionë euro pasuri dhe procedon penalisht 16 zyrtarë të lartë, mes tyre…
Në shtatë muaj e parë në drejtim të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodjan Braho thotë se ka pasur tre prioritet: përshpejtimi i hetimeve, ulja e stokut të dosjeve të mbartura si dhe goditja financiare e grupeve kriminale. Në takimin e parë më gazetarët pas marrjes së detyrës në krye të SPAK, kryeprokurori special Braho referoi dje shifrat e punës nga 1 janari deri më 15 korrik 2026, periudhë në të cilën kanë përfunduar hetimet për 183 procedime penale, ndërsa janë mbyllur çështjet e vjetra që datonin që nga viti 2019. Sa i takon goditjes së pasurive të dyshuara të ardhura nga aktiviteti kriminal, Braho tha se gjatë kësaj periudhe gjykata ka vendosur, me kërkesë të SPAK, sekuestro preventive mbi pasuri me një vlerë të përllogaritur...
Burimi:
sot.com.al