SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për fraksionin e ndarë të dosjes “Metamorfoza”, ndaj 9 të pandehurve, të cilët janë hetuar në mungesë, pasi masat e sigurisë ndaj tyre nuk janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit prej gati tre vitesh. Prokurorët Arben Kraja dhe Bledar Maksuti kanë mbyllur hetimet për Ervis Martinajn, një prej personave më të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, si dhe për Denis Bajrin, Klaodor Hakajn, Prekë Kodrën, Aleks Ndrekën, Bardhyl Mavrën, Eljon Haton dhe Arsad Bashlin. Hetimet janë mbyllur gjithashtu edhe për Nuredin Dumanin, i cili po gjykohet edhe në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë”. Dumani ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” dhe ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. Ndaj të gjithë grupit, SPAK ka ngritur akuzat për “Vrasje...