SPAK godet grupin e fuqishëm të kokainës, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

SPAK godet grupin e fuqishëm të kokainës, Karamuço jep detaje se ku investoheshin paratë në Shqipëri

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar këtë të martë në një studio televizive, foli në lidhje me operacionin e SPAK-ut, i zhvilluar po këtë të martë, ku u sekuestruan pasuri me vlerë 150 milionë euro, u evidentuan 50 ton kokainë dhe u lëshuan 10 masa arresti. Sipas Karamuços, një pjesë e konsiderueshme e parave të përfituara nga aktivitetet kriminale nuk mbërrijnë drejtpërdrejt në Shqipëri, por investohen në sektorë të ndryshëm duke përfituar nga mangësitë në identifikimin e origjinës së tyre. Ai theksoi se një nga sfidat kryesore mbetet verifikimi i burimit të të ardhurave në rastet e investimeve të mëdha, veçanërisht në sektorin e ndërtimit. “Pra e gjithë kjo para nuk është se mbërrin këtu. Këtu mbërrin për shkak se ne kemi ende probleme...