Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi
Nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në dhunimin e 17-vjeçares në Fier ka folur sërish para mediave, këtë herë përpara ambienteve të Gjykatës së Fierit, ku pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre vajzave të dyshuara. Ajo tha se vajza e saj ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa përsëriti deklaratat që kishte bërë më herët, duke kërkuar mirëkuptim për gjendjen e së miturës dhe duke shprehur keqardhje për ngjarjen. Në pritje të seances për dhënien e masës së sigurisë personale, nëna e një prej 15-vjeçareve pohon se shqetësimin tyre ka qenë i hershëm, që kur vajza ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare shtetërore disa muaj më parë. Ajo pohon se kanë nevojë të...
Burimi:
gijotina.com