Sot dita e 77-të e protestës/ Përshkallëzohet “Revolucioni i Flamingove”, presin ardhjen e diasporës më 14-16 gusht
Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 77-të, duke u shndërruar në një prej lëvizjeve më të gjata dhe më të qëndrueshme të viteve të fundit në Shqipëri. Qytetarët vijojnë të grumbullohen përpara godinës së Kryeministrisë me kërkesat kryesore për ndryshim politik, rritje të transparencës dhe largimin e kryeministrit Edi Rama. E emërtuar nga organizatorët si “Revolucioni i Flamingove”, kjo lëvizje prej javësh ka mbajtur të gjallë reagimin qytetar përmes marshimeve, tubimeve dhe qëndresës ditore. Në fokus të denoncimeve të protestuesve mbeten niveli i korrupsionit në vend, rritja e vazhdueshme e kostos së jetesës dhe mungesa e llogaridhënies në vendimmarrjen publike. Pavarësisht kohëzgjatjes, thirrjet për pjesëmarrje masive në shesh po intensifikohen. Organizatorët synojnë një përshkallëzim të pjesëmarrjes gjatë ditëve të...
Burimi:
sot.com.al