VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

VIDEOLAJM/ Koncerti i Kanye West në Tiranë, fansat “pushtojnë” rrugën që të çon drejt stadiumit “Eagle”

Sonte në mbrëmje, në orën 20:00, startoi koncerti i këngëtarit të njohur amerikan, Kanye West. Qindra fansa u mblodhën disa minuta parafillimit të koncertit në Eagle Stadium. Siç shihen edhe nga pamjet me dron, qytetarë shqiptarë e të huaj kanë ‘pushtuar’ rrugën që të çon drejt stadiumit. “Vijmë nga Greqia, kemi katër ditë këtu, kryeqyteti është mjaft i bukur, është hera e parë këtu. Nga koncerti presim më të mirën”, tha një i ri nga vendi fqinj. “Jam nga Greqia, nga Selaniku, është hera e parë këtu. E dua Shqipërinë. Kemi ardhur me njerëz të tjerë”, tha një tjetër. “Kemi ardhur veçanërisht për koncertin”, tha një tjetër. “Kemi ardhur nga Tepelena për koncertin, por jetojmë në Irlandë. Më pëlqen Kanye West, presim një atmosferë të...