Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

Tirana jashtë sistemit të ri të pranimeve në mjekësi në Itali, 220 vendet kalojnë në programin anglisht

Studentët që do të regjistrohen në semestrin e ri të pranimeve për Fakultetin e Mjekësisë në Itali nuk do të kenë më mundësinë të ndjekin studimet në kampusin e Universitetit “Tor Vergata” në Tiranë. Ministria italiane e Universitetit dhe Kërkimit ka vendosur të përjashtojë 220 vendet e parashikuara në kryeqytetin shqiptar nga procedura e semestrit të hapur, pas polemikave të vitit të kaluar. Vendet e studimit në Tiranë do t’i dedikohen tashmë programit të Mjekësisë në gjuhën angleze. Pranimi në këtë program do të vazhdojë të bëhet përmes testit kombëtar IMAT (International Medical Admissions Test), i zhvilluar tërësisht në anglisht dhe i përdorur për renditjen e kandidatëve në programet “Medicine and Surgery” të universiteteve publike italiane. Ndërkohë, studentët që regjistrohen në semestrin e hapur nuk...