“The Times”: Shqipëria, destinacioni i mundësive në Mesdhe

“The Times”: Shqipëria, destinacioni i mundësive në Mesdhe

Në një kohë që destinacionet klasike si Italia, Spanja apo Greqia po përballen me mbingarkesë, vëmendja e prestigjiozes britanike “The Times” është ndalur te Mesdheu Lindor, ku Shqipëria renditet si kryefjala e këtij sezoni. Artikulli i fundit i dedikuar udhëtimeve, e cilëson Shqipërinë si një vend që po gjen veten me shpejtësi në tregun global, duke ofruar një kombinim mes luksit dhe çmimeve konkurruese. Sipas “The Times”, përtej plazheve, Shqipëria po tërheq turistët me trashëgiminë e pasur arkeologjike. Apollonia dhe Butrinti vlerësohen si dëshmi të rëndësishme të historisë romake, ndërsa qyteti i Beratit veçohet për arkitekturën e tij unike otomane. Gazeta nënvizon se ndryshe nga zonat e tejmbushura si Bregu i Amalfit në Itali, në brigjet shqiptare jahtet nuk janë ende një shqetësim për peizazhin,...