Surprizon moti! Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

Surprizon moti! Stuhi shiu e breshëri në Korçë, dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullim

Një stuhi ka përfshirë mbrëmjen e kaluar qarkun e Korçës, duke sjellë reshje intensive shiu, erë të fortë dhe në disa zona edhe breshër. Kushtet e rënduara atmosferike kanë shkaktuar dëme në bujqësi, probleme në qarkullim dhe incidente me rrëzimin e pemëve. Në fushën e Maliqit, fermerët shprehen të shqetësuar për dëmet e mundshme në kulturat bujqësore, veçanërisht te gruri, i cili ndodhet në fazën e korrjes. Në fshatin Rëmbec të Maliqit, një pemë është rrëzuar mbi një automjet, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Forcat e Stacionit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, së bashku me efektivët e Policisë dhe banorët e zonës, ndërhynë për largimin e pemës dhe normalizimin e situatës. Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar edhe në qytetin e Maliqit,...