Shqipëria, vend i sigurt për të udhëtuar vetëm! Indeksi i sigurisë e rendit në vend të 59 nga 116 shtete

Shqipëria, vend i sigurt për të udhëtuar vetëm! Indeksi i sigurisë e rendit në vend të 59 nga 116 shtete

Indeksi i sigurisë së udhëtimit vetëm për vitin 2026 e klasifikon Shqipërinë si një vend me risk të ulët. Në këtë indeks janë përfshirë treguesit që kombinojnë krimin e ulët, rezultatet e forta në sigurinë e grave, qeverisjen e qëndrueshme dhe infrastrukturën e mirë. Nga 116 vende, Shqipëria renditet në vendin e 59, duke u vlerësuar me 6.54 pikë për sigurinë e udhëtimit solo. Vitet e fundit Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë tërheqëse për udhëtimet individuale të turistëve. Kryeqyteti dhe qytetet e UNESCO-s mbajnë edhe numrin më të lartë të kësaj kategorie udhëtimesh. Qëllimi i indeksit është të ndihmohen udhëtarët solo, nomadët dixhitalë dhe planifikuesit e udhëtimeve të kuptojnë nivelet relative të sigurisë në mbarë botën, jo të etiketohen destinacionet thjesht si “të...