Shqipëria, në krye të listës së destinacioneve të lira! “The Week”: Bëni pushimet e ëndrrave, me pak shpenzime
Botimi amerikan i revistës “The Week” e ka renditur Shqipërinë në mesin e shtatë destinacioneve në botë, ku mund të bëhen pushimet e ëndrrave me më pak shpenzime, ku ushqimi, atraksionet dhe akomodimi i përballueshëm mund të gjenden pothuajse kudo. Sipas artikullit një pushim i mrekullueshëm nuk duhet domosdoshmërisht që të kushtojë shumë. Shqipëria qëndron në krye të listës së “The Week”, ndërsa bregdeti është atraksioni kryesor i vendit, ku Saranda, Vlora dhe Himara njihen për peizazhet mahnitëse. Në artikull evidentohet se dashamirësit e ecjeve në natyrë mund të eksplorojnë disa nga shtigjet e Alpeve Shqiptare, si shtegu i njohur i Syrit të Kaltër, që kalon përmes një terreni të thyer malor. Ndërsa për ata që kërkojnë një përvojë më kozmopolite revista u sugjeron të...
Burimi:
javanews.al