Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

Shqipëria është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet turistike me rritjen më të shpejtë në Evropë, falë natyrës, çmimeve të përballueshme dhe rregullave fleksibël për hyrjen e të huajve. Megjithatë, anëtarësimi i mundshëm në Bashkimin Evropian mund të sjellë ndryshime të rëndësishme për vizitorët ndërkombëtarë. Revista amerikane “Travel Off Path” e rendit Shqipërinë mes destinacioneve më tërheqëse për turistët dhe nomadët digjitalë, por paralajmëron se përparimi i vendit në procesin e integrimit evropian do të ndryshojë gradualisht mënyrën se si të huajt hyjnë dhe qëndrojnë në vend. Aktualisht, Shqipëria ka një nga politikat më liberale të hyrjes në Evropë. Duke qenë se nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, ajo ka të drejtën të përcaktojë vetë rregullat për vizat dhe qëndrimin e shtetasve...