Shqipëria, arsyet pse europianët e konsiderojnë destinacion tërheqës për turistët

Shqipëria, arsyet pse europianët e konsiderojnë destinacion tërheqës për turistët

Planifikimi i pushimeve verore në Evropë nuk kërkon gjithmonë një buxhet të lartë. Në të gjithë kontinentin, disa destinacione bregdetare ofrojnë një larmishmëri plazhesh, kulturën lokale dhe akomodime të përballueshme. Kështu e nis artikullin prestigjiozja nderkombetare “The Economic Times” që mes 6 destinacioneve europiane përfshin edhe Shqipërinë duke rënditur Durrësin si një nga destinacionet piktoreske për verën e këtij viti. I vendosur përgjatë Detit Adriatik, Durrësi me plazhet e tij ofron një përzierje peizazhesh bregdetare dhe monumente historike. Vizitoret mund të eksplorojnë kafenetë lokale, arkitekturën unike dhe vendet historike, së bashku me zonat e bregdetit. Edhe pse jemi në pranverë dhe ende sezoni turistik nuk ka nisur zyrtarisht të shumtë janë turistët nga vende të ndryshme të botës që po vizitojnë Shqipërinë dhe tregojnë edhe...