Shërbimi Social sqaron vendimin e qeverisë: Përfituesit marrin pagesat e reja nga 1 gushti
Shërbimi Social Shtetëror ka dalë me një sqarim për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar më 22 korrik, që parashikon ndryshime në përfitimet për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre personalë. Sipas institucionit, edhe pse vendimi është miratuar më 22 korrik, ai hyn në fuqi me efekt financiar nga 1 korriku 2026. Kjo do të thotë se duke nisur nga 1 gushti, përfituesit do të marrin pagesën sipas vlerave të reja, së bashku me diferencën që u takon për muajin korrik. “Shërbimi Social Shtetëror informon qytetarët se aktet për ndryshimet që lidhen me përfitimet e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësve të tyre personalë janë miratuar në datë 22 Korrik 2026 me Vendim të Këshillit të Ministrave. Vendimi i...
Burimi:
javanews.al