Sezoni turistik 2026/ Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për mjekë dhe infermierë: Aplikimet nisin sot
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka nisur thirrjen për aplikime për mjekë dhe infermierë, të cilët do të angazhohen në qendrat shëndetësore të zonave turistike gjatë sezonit veror 2026. Aplikimet pranohen nga sot deri më 27 prill nga ora 08:00 deri në 16:30, pranë Drejtorisë së Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor. Aplikantët duhet të dorëzojnë formularin e aplikimit, CV, kopje të dokumentit të identifikimit, diplomën dhe licencën profesionale, si dhe librezën e punës. E gjithë kjo thirrje synon të forcojë kapacitetet e shërbimit shëndetësor për të garantuar mbulim të plotë për qytetarët dhe turistët gjatë sezonit 2026.
Burimi:
javanews.al