Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës

Ristani inspekton investimet në Kodër-Kamëz: I japim fund përmbytjeve dhe mungesës së infrastrukturës

Komuniteti i banorëve që jetojnë në Rrugën e Balshajve do të kenë shumë shpejt një zonë të rikualifikuar që do të plotësojë kërkesat e tyre për urbanizimin dhe zhvillimin e saj. Gjatë inspektimit të investimve në Kodër – Kamëz, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, tha se përmes realizimti të këtij projekti janë krijuar hapësira më të sigurta për banorët, duke i dhënë fund përmbytjeve në këtë zonë. “Jemi këtu tek zona e qymyrmbajtëses në Kodër-Kamzë, një zonë e cila ka qenë komplet informale, që nga kanalizimet deri tek çdo lloj elementi tjetër i sigurisë në rrugë. Tani, jo vetëm që janë bërë të gjithë sistemimet e përmbytjeve që ndodhnin shpesh, pasi kolektori duhej bërë nga fillimi, por ka të gjithë elementët...