Rikthehen temperaturat e larta në të gjithë vendin, termometri pritet të shënojë 35°C

Rikthehen temperaturat e larta në të gjithë vendin, termometri pritet të shënojë 35°C

Masat ajrore të ftohta dhe lagështa që ishin në vend gjatë ditës së sotme do të zëvendësohen nga masa ajrore të nxehta, duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Sinoptikania Elida Maloçali, në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Top Channel, tregoi se si do të jetë moti edhe në javën e ardhshme. Gjatë fundjavës dhe javës që vjen, mesdita do të jetë kryesisht me diell, me rritje të temperaturave gjatë mesditës. Sipas parashikimeve, të hënën dhe të martën temperaturat mund të arrijnë deri në 34-35°C në fushat termike.