Provimi hyrës i Mjekësisë në datat 17-21 gusht, 50 pyetje do të zgjidhen në 60 minuta

Provimi hyrës i Mjekësisë në datat 17-21 gusht, 50 pyetje do të zgjidhen në 60 minuta

Maturantët që synojnë të veshin bluzën e bardhë do t’i nënshtrohen edhe këtë vit konkursit të pranimit në programin e Mjekësisë. Nga 17 deri më 21 gusht, kandidatët që e kanë përzgjedhur Mjekësinë si një nga preferencat e tyre do të zhvillojnë provimin e informatizuar, i cili konsiderohet një nga etapat më të rëndësishme në garën për t’u bërë pjesë e Universitetit të Mjekësisë. Provimi do të zgjasë 60 minuta dhe do të përmbajë 50 pyetje, të përzgjedhura nga fondi prej rreth 3 mijë pyetjesh, ku përfshihen edhe pyetje me nivel të lartë vështirësie. Testimi do të zhvillohet perpara kompjuterit, në katër fasha orare, ndërsa në çdo sallë do të jenë të pranishëm deri në 60 maturantë. I gjithë procesi do të monitorohet me kamera,...