“Program pas shkolle” për nxënësit deri në klasën e pestë/ Rekrutohen mësues në listë pritjeje dhe në pension

“Program pas shkolle” për nxënësit deri në klasën e pestë/ Rekrutohen mësues në listë pritjeje dhe në pension

Programi pas shkollor, i cili pritet të nisë zbatimin në shtator të këtij viti, do të zbatohet në 50 shkolla në kryeqytet dhe në 2 në Kamëz. Në Ministrinë e Arsimit thonë se nga ky program do të përfitojnë nxënësit e ciklit të ulët, nga klasa e parë deri në klasën e pestë. “Për arsye të qëndrimit për një kohë të shkurtër të fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e pestë, të cilët mbarojnë 11:20 dhe 12:20, do të jetë ky target-grup i cili do të zbatohet pas shkollori me dy fasha të rëndësishme: të bëjmë detyrat e shtëpisë, po ashtu klubet e arteve dhe zejeve, në një fashë të tretë, ku këto lëndë nuk do të jenë formale mësimore, por aktivitete në...