Prania e gazit në Hidrovorin e Akërnisë, specialistët në terren, nuk ka pasur leje për shpime nga AKBN
Pas publikimit në media një ditë më parë për praninë e gazit në zonën e Hidrovorit në Akërni, specialistë të Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë mbërritur në terren për të verifikuar nga afër situatën dhe për të përcaktuar burimin e saktë të çlirimit të gazit. Prania e gazit u konstatua në një zonë pranë pyllit të Hidrovorit, rreth një kilometër larg Aeroporti i Vlorës, ku më herët është vendosur edhe një tabelë paralajmëruese për të shmangur kalimin e qytetarëve në zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm. Sipas informacioneve paraprake, vetë AKBN nuk ka dhënë asnjë leje për shpime apo ndërhyrje në këtë territor. Burime pranë institucioneve bëjnë me dije se një nga pistat që po verifikohet lidhet me karakteristikat kënetore të zonës së...
Burimi:
javanews.al