Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

Shqiptarët drejt atdheut | Ministria e Jashtme: Koordinim me Kroacinë e Malin e Zi për kalim më të shpejtë

Fluksi i lartë i udhëtarëve drejt Shqipërisë gjatë sezonit turistik ka sjellë shtim të pritjeve në pikat kufitare mes Kroacisë dhe Malit të Zi, veçanërisht gjatë fundjavave dhe ditëve me lëvizje të shtuar. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet dhe institucionet përgjegjëse të të dyja vendeve, me qëllim lehtësimin e kalimit të qytetarëve shqiptarë dhe reduktimin e kohës së pritjes në kufi. Sipas MEPJ-së, gjatë muajve të verës rreth 300 mijë shqiptarë përdorin këtë korridor rrugor për të udhëtuar drejt Shqipërisë, duke krijuar ngarkesa të konsiderueshme për infrastrukturën dhe shërbimet kufitare. MEPJ thekson se po bashkërendohen veprimet me autoritetet përkatëse për identifikimin e zgjidhjeve praktike dhe shtimin e kapaciteteve në kufi, në mënyrë...