Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta dhe diell në të gjithë vendin
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i nxehtë dhe i kthjellët në të gjithë territorin deri në mesditë. Prej orëve të mesditës deri pasdite mot me kthjellime e vranësira të pakta deri mesatare, i përqendruar në relievet e larta kodrinore malore, pas orëve të pasdites mot i kthjellët në të gjithë vendin. Reshje të izoluara shiu në formë pikash në majat e maleve në juglindje kryesisht në orët e nxehta të mesditës. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me shpejtësi deri në 14 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Burimi:
javanews.al