“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

“City AM”: Tirana, mes trashëgimisë dhe modernitetit, drejt një epoke të re turistike

Tirana po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare si një prej destinacioneve urbane evropiane në zhvillim. Rritja e turizmit, bumi i ndërtimeve, jeta kulturore dhe ndërthurja e historisë me arkitekturën moderne janë në qendër të një artikulli të publikuar nga gazetari Chris Dorrell në median britanike “City AM”. “Tirana është një ndërthurje mes Mumbait dhe Las Vegasit”, i tha një vizitor autorit para udhëtimit të tij në kryeqytetin shqiptar. Për gazetarin, kjo përshkrim lidhet me ritmin e shpejtë të transformimit të qytetit, i cili përshkruhet si dinamik, energjik dhe disi kaotik, me një zhvillim urban që po ndryshon pamjen e kryeqytetit. Tirana, e cila deri në vitet ’90 konsiderohej ndër kryeqytetet më të varfra të Evropës, po përjeton një bum të madh ndërtimi. Sipas...