Nga familja te rrjetet sociale, psikologia tregon shkaqet që po ushqejnë dhunën mes të miturve

Nga familja te rrjetet sociale, psikologia tregon shkaqet që po ushqejnë dhunën mes të miturve

Dhuna mes të miturve, një fenomen tashmë mjaft i përhapur, vijon të mbetet shqetësuese në shoqërinë shqiptare. Psikologët theksojnë se në formimin e sjelljeve të dhunshme ndikojnë një sërë faktorësh si mjedisi familjar, social dhe vështirësitë në menaxhimin e emocioneve. “Së pari ka të bëjë me mjedisin në të cilin je rritur, familja është mjedisi i parë. Çfarë ofrohet në familje, si zgjidhen problemet në familje, si është komunikimi familjar, sa i njohur është fëmija me dhunën që në vegjëli. Më pas do kaloj tek mjedisi fizik, i cili bëhet  nga shkolla, është edhe  nga komuniteti, sa të qasshëm janë ata, çfarë shoqërie ka, çfarë mentaliteti ka, çfarë dukurish apo forma të argëtimit ata zgjedhin. Mjedisi online është një faktor tjetër që vitet e fundit...