Nesër provimi i fundit i Maturës Shtetërore, Ministrja e Arsimit kërkon respektim të rregullores
Në prag të zhvillimit të provimit të fundit të Maturës Shtetërore 2026, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, u ka bërë thirrje maturantëve të respektojnë rregulloren e provimeve, duke rikujtuar se përdorimi i telefonave celularë dhe pajisjeve të tjera inteligjente është rreptësisht i ndaluar në ambientet e testimit. Përmes një mesazhi në rrjete sociale drejtuar maturantëve dhe administratorëve të provimit, ministrja shprehu keqardhjen për 29 nxënës që janë përjashtuar nga provimet e Maturës Shtetërore gjatë tre testimeve të para për shkak të shkeljes së rregullores. “Keqardhje për 29 maturantë që janë përjashtuar gjatë tre provimeve të para për shkelje të rregullores, duke humbur mundësinë për të vijuar provimet e Maturës Shtetërore dhe duke vënë në rrezik regjistrimin në universitet për këtë vit akademik, por respektimi i...
Burimi:
javanews.al