Në prag të Kurban Bajramit, thirrja e kreut të KMSH-së: Të jemi më pranë njëri-tjetrit!
Të mërkurën, 27 maj, myslimanët festojnë Kurban Bajrami ose Bajramin e Madh. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar të gjithë shqiptarët përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale. Ai thekson se kjo festë na kujton vlerat e sakrificës, përkushtimit ndaj Zotit dhe kujdesit për njëri-tjetrin, veçanërisht për familjet, të moshuarit dhe njerëzit në nevojë. “Kurban Bajrami është një ndër festat më të rëndësishme të islamit, është festa e sakrificës, e bindjes ndaj Zotit, e solidaritetit dhe dashurisë për njeriun. Na rikujton shembullin e profetit Ibrahim, paqja e Zotit qoftë mbi të, i cili me devotshmëri të plotë tregoi besim, durim dhe përkushtim ndaj krijuesit. Ky mesazh mbetet edhe sot një thirrje e fuqishme për të forcuar moralin, përgjegjësinë dhe mbi të gjitha...
Burimi:
javanews.al