Mot i përkeqësuar në Vlorë, ndalohet dalja në det për mjetet e vogla dhe peshkarexhat deri në orën 22:00
Autoritetet detare kanë njoftuar për përkeqësim të kushteve hidrometeorologjike në Gjirin e Vlorës dhe në det të hapur gjatë datës kësaj të premte (8 maj), duke sjellë pezullimin e lëvizjes për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit jashtë gjirit. Sipas njoftimit zyrtar, duke nisur nga ora 08:00 pritet erë e fortë në drejtimin Jug–Juglindje me forcë 6–7 ballë, me shpejtësi deri në 20 m/s, ndërsa lartësia e dallgëve do të arrijë nga 1.5 deri në 2.5 metra. Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, është ndaluar pajisja me leje nisjeje për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që operojnë në det të hapur jashtë Gjirit të Vlorës. Masa do të jetë në fuqi deri në orën 22:00 të së...
Burimi:
javanews.al