“Mos pranoni ‘dhurata’ të papritura”, eksperti: Mashtruesit janë 1 klik larg, ja si t’i dalloni

“Mos pranoni ‘dhurata’ të papritura”, eksperti: Mashtruesit janë 1 klik larg, ja si t’i dalloni

Në një botë kur mashtruesit janë vetëm ‘një klikim larg’, kujdesi në dhënien e informacioneve të llogarive bankare tek të panjohurit duhet të jetë maksimal. Eksperti i teknologjisë së informacionit Tomi Kallanxhi thotë në ‘Portofol’ se kartat bankare në Shqipëri janë të sigurta, por qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm kur ju kërkohen të dhëna të rëndësishme, si kode të kartës. “Kartat shqiptare janë realisht të sigurta dhe që të bëhet një pagesë online përveç se do të marrin numrat e kartës do duhet edhe ai të mesazhi që të vijë në telefonin tënd gjashtë shifror për të verifikuar transaksionin. E kemi thënë shumë herë që asnjë herë të dhënat personale, sidomos kodi me gjashtë shifra nuk duhet ndarë me asnjë njeri të panjohur, sidomos...