Media italiane i bën jehonë turizmit shqiptar: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

Media italiane i bën jehonë turizmit shqiptar: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

Nga qytetet antike dhe fshatrat karakteristike prej guri, te malet madhështore dhe ujërat e kristalta të Rivierës, Shqipëria po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më tërheqëse turistike në Evropë. Kur është koha më e mirë për ta vizituar, si të lëvizni dhe cilat janë vendet që nuk duhen humbur? Përgjigjet i sjell media italiane “Idealista”, e cila e përshkruan vendin si një destinacion ku historia, natyra dhe deti ndërthuren në mënyrë të përkryer. “Në Shqipëri, amfiteatrot romake shfaqen mes ndërtesave moderne, fshatrat prej guri mbikëqyrin malet e thepisura, ndërsa xhamitë dhe kishat ndajnë të njëjtën lagje në harmoni të plotë”, shkruan media italiane. Pikërisht kjo larmi peizazhesh dhe përvojash e bën Shqipërinë një vend të afërt, të lehtë për t’u eksploruar...