Bashkimi i Maliqit me Korçën/ Qytetarët në dëgjesë publike kundër shkrirjes së bashkive, kërkojnë garanci për shërbimet
Në Njësinë Administrative Libonik janë zhvilluar dëgjesat publike në kuadër të reformës administrative-territoriale. Takimi u organizua nga Këshilli Bashkiak i Maliqit në bashkëpunim me ekzekutivin vendor, ndërsa në fokus ishte draft-propozimi për riorganizimin e njësive të qeverisjes vendore, ku parashikohet edhe bashkimi i Bashkisë Maliq me Bashkinë Korçë. Para se të marrë një qëndrim zyrtar, Këshilli Bashkiak i Maliqit ka nisur konsultimet me banorët e njësive administrative, për të mësuar qëndrimin e tyre mbi këtë propozim. Vendimi përfundimtar i këshillit pritet të merret në një mbledhje të posaçme më 20 gusht, ndërsa materialet do t’i përcillen më pas Kuvendit të Shqipërisë. “Këshilli Bashkiak i Maliqit, duke qenë se e ka detyrim ligjor, por edhe një detyrim moral, vendosi që përpara se të shprehet pro apo...
Burimi:
sot.com.al