“Mburoja e Arbërit 26”/ Ushtria shqiptare teston gatishmërinë në stërvitjen 72-orëshe në terren (FOTO)
Mes terrenit malor, të ftohtit dhe mjegullës së dendur, Forcat e Armatosura shqiptare kanë zhvilluar një stërvitje intensive 72-orëshe, të quajtur “Mburoja e Arbërit 26”. Pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes tregojnë efektivët në aksion, në kushte të vështira terreni, duke simuluar situata reale operacionale. Sipas njoftimit zyrtar, në këtë stërvitje është përfshirë Grupbatalioni i Këmbësorisë së Lehtë, i cili ka testuar në terren gatishmërinë, disiplinën dhe profesionalizmin. Fotot tregojnë lëvizjet taktike të ushtrisë shqiptare në terren malor, aftësitë në përdorimin e mjeteve të blinduara dhe manovra në kushte të vështira atmosferike dhe jo vetëm, që sipas Ministrisë së Mbrojtjes synojnë rritjen e kapaciteteve operacionale të ushtrisë.
Burimi:
javanews.al