Kthjellime dhe më pas vranësira, ja si parashikohet moti sot
Gjatë ditës së sotme, vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme në orët e para, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes priten ndryshime të lehta. Deri në mesditë, parashikohet që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pothuajse të gjithë territorin e Shqipërisë, me më shumë diell në zonat bregdetare. Në pjesën e dytë të ditës, pritet shtim i vranësirave, të cilat në skajin verior dhe në disa zona të izoluara të qendrës së vendit mund të sjellin momente me pika shiu. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, vranësirat dhe reshjet e dobëta do të përfshijnë gradualisht gjithë territorin, por me intensitet të ulët. Sa i përket temperaturave të ajrit, ato pritet të pësojnë rënie në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të shënojnë...
Burimi:
javanews.al