ISSH rrit kompensimin për invalidët e punës, miraton statutin e ri

ISSH rrit kompensimin për invalidët e punës, miraton statutin e ri

Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore miratoi projektin e Statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe rritjen e kompensimit të shpenzimeve për blerjen e karburanteve dhe vajrave lubrifikante për invalidët e punës. Sipas vendimit të ri, masa e kompensimit rritet nga 10 mijë lekë në 15 mijë lekë, duke synuar lehtësimin e kostove për këtë kategori përfituesish. Nën drejtimin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, mbledhja e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, shqyrtoi dhe u miratuan disa vendime të rëndësishme për funksionimin e institucionit dhe mbështetjen e shtresave në nevojë. “Në këtë mbledhje, Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore z. Astrit Hado, paraqiti për shqyrtim projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Statutit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore”....