Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet
Shoqatat e bizneseve pohojnë njëzëri se procesi i integrimit të Shqipërisë në BE do të sjellë rritje të sigurisë ushqimore dhe formalizim tregu. Por njëkohësisht edhe mbyllje të bizneseve të papërgatitura. Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë vlerëson se nga sondazhet e para, vetëm 15% e bizneseve janë të përgatitura për në BE, ndërsa rreth 98% e tyre nuk kanë mundësi financiare për të përballuar vetë faturën e kostos së transformimit. Nga retorika politike, çështja e integrimit europian ka nisur të hyjë në fazën e vlerësimeve për përmbushjen e kushteve të sigurisë. Të parët që duhet të kalojnë testimin janë 904 operatorë të produkteve ushqimore. Me një listë detyrash në dorë, trupa e inspektorëve të Autoritetit Kombëtar Ushqimor (AKU) po troket derë më derë te...
Burimi:
javanews.al