Hantavirusi/ Alimehmeti: Nuk ka rrezik për pandemi, bota bashkëjeton me të prej dekadash
Një alarm i ri është shkaktuar nga virusi më i ri që po qarkullon, Hantavirusi, i cili ka shkaktuar shqetësim në disa vende të botës. Teksa gjithçka nisi në një anije turistike, ku u regjistruan të infektuarit e parë, pyetja që lind natyrshëm është nëse do të kemi sërish një pandemi të re. Mjeku Ilir Alimehmeti i ftuar në ‘Kjo javë’ në News24 përballë gazetares Nisida Tufa, deklaroi se nuk ka vend për panik, ndërsa shtoi se me këtë virus bota bashkëjeton prej 3 dekadash. “Nuk është problematike, nuk ka arsye që njerëzit të panikosen. Është një virus që e njohim shumë mirë, prej 3 dekadash. Në luftën e Koresë është njohur ky virus. Është virus që transmetohen nga minjtë, që e dimë që sjellin...
Burimi:
javanews.al