“Grazia”: Më e lirë se Spanja dhe Portugalia Shqipëria, zgjedhja ideale për pushime
Përballë rritjes së vazhdueshme të çmimeve, në shumë vende evropiane, Shqipëria po shfaqet si një nga destinacionet më tërheqëse të verës 2026, duke ofruar peizazhe mahnitëse mesdhetare dhe kosto shumë më të ulëta, se destinacionet tradicionale turistike, shkruan Luce Picat në një artikull të botuar në median franceze “Grazia.fr”. Ndërsa inflacioni vijon të ndikojë në buxhetet familjare, dhe resortet e njohura të Spanjës e Portugalisë po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, Shqipëria po tërheq vëmendjen e turistëve evropianë, si një alternativë ideale për pushime cilësore dhe të përballueshme. Shqipëria, perla e Ballkanit E vendosur në zemër të Ballkanit, përballë brigjeve italiane dhe në kufi me Greqinë, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet, falë bregdetit të saj spektakolar në detet Adriatik dhe Jon....
Burimi:
javanews.al