Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Gati matësit inteligjentë të energjisë, OSSH tender 4.4 mln euro për zonat Tiranë e Durrës

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH), parashikon të nisë instalimin e matësve inteligjentë tek konsumatorët fundorë. Këtë të enjte në sistemin e prokurimeve operatori çeli procedurën me objekt “Instalimi i Sistemit të matjes inteligjente në konsumatorët fundor, në sistemin e matjes të Bilancit të Energjisë në Kabinat elektrike TM-TU, dhe integrimi i tyre në platformën e matjes të OSSH sh” me një fond limit 432 milionë lekë apo rreth 4.4 milionë euro. Sipas dokumenteve të tenderit, investimi do të fokusohet në zonat me konsum të lartë energjie dhe me nivel më të lartë humbjesh në rrjet, me synimin për të rritur eficencën teknike dhe kontrollin mbi shpërndarjen e energjisë elektrike.