Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

Flakët ‘përpinë’ pallatin, avokati i firmës “Arlis”: Fasada e ndërtuar me material cilësor

Në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, foli avokati i kompanisë Arlis Shpk, që ka ndërtuar pallatin, ku ra zjarri, që shkrumboi afër 30 banesa. Avokati Andi Skënderi deklaroi se kompania ka marrë përsipër që të rindërtojë të gjitha apartamentet, që janë dëmtuar nga flakët, duke iu përgjigjur banorëve. Skënderi shpjegoi se ndërtimi është me cilësi shumë të mirë, duke shtuar se shkak ka qenë marrja flakë e kartonëve pranë marketit, poshtë pallatit. Avokati i Arlis Shpk, Andi Skënderi: Absolutisht që e kemi marrë përsipër, që të rindërtojmë banesat e dëmtuara nga zjarri. Ne duam të kthejmë dhe gjendjen e qetësisë tek banorët. Janë mbi 20 apartamente të dëmtuara. Nuk ka pasur fare asnjë defekt në cilësinë e ndërtimit. Në këtë objekt, fasada është ndërtuar...