Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

Edhe pse i nxehti dhe mungesa e reshjeve  kanë përfshirë vendin përgjatë dy muajve të fundit niveli i ujit në Fierzë mbetet  mbi mesataren për periudhën e verës. Sipas të dhënave kuota rezulton  292,3 metra mbi nivelin e detit  edhe pse ka pësuar një ulje me rreth 4 metra ndërsa prurjet janë   120 metër kub ujë në sekondë. Nëse shohim historikun e nivelit të ujit në Fierzë nga të dhënat e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare  rezulton se janë të rralla nivele të tilla  për korrikun  duke siguruar prodhim të  pandërprerë të energjisë elektrike deri në sezonin e reshjeve të vjeshtës. Liqeni i Fierzes, për më shumë se dy muaj ruajti të paprekur rezervën ujore dhe kuotën maksimale prej 296 metrash mbi nivelin e detit, një periudhë...