Ekspozimi i fëmijëve në diell, mjekja ndan këshillat: Shmangni orët e nxehta, përdorni krem mbrojtës me filtër të lartë dhe…
Moti me temperatura ekstreme dhe me një të nxehtë historik ka shkaktuar shqetësime edhe në Shqipëri prej disa javësh. Në rrezik mbeten personat e moshës së tretë, ata me patologji dhe fëmijët. Ekspozimi i tepërt në diell gjatë ditëve të plazhit mund të sjellë pasoja për shëndetin e fëmijëve. Mjekët këshillojnë prindërit të tregojnë kujdes, veçanërisht me fëmijët e vegjël. Qëndrimi për një kohë të gjatë në diell mund të shkaktojë djegie të lëkurës, dehidratim dhe shqetësime të tjera. Për këtë arsye, rekomandohet shmangia e ekspozimit në orët më të nxehta të ditës. “E mira është që të ekspozohen në orët e para të mëngjesit dhe të largohen pas orës 9:30. Domethënë, nuk është e mira që të rrinë më gjatë në diell fëmijët. Po...
Burimi:
javanews.al