Durrësi mirëpret kroçerën “SIRENA”, 646 vizitorë nga vende të ndryshme të botës
Porti i Durrësit mirëpriti këtë të shtunë kroçerën “SIRENA”, e cila solli 646 turistë nga vende të ndryshme të botës, si dhe 393 anëtarë ekuipazhi në bord. Vizitorët vijnë kryesisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Meksika, ndërsa itinerari i kroçerës përfshin ndalesa në disa prej destinacioneve më të njohura turistike të Mesdheut. Turistët do të vizitojnë sitet historike dhe turistike të Durrësit dhe qyteteve të tjera të Shqipërisë, për të vijuar më pas udhëtimin drejt Hvarit në Kroaci. Mbërritja e kroçerës “SIRENA” konfirmon rritjen e interesit të turistëve për Shqipërinë dhe forcimin e rolit të Portit të Durrësit si një nga pikat kryesore të turizmit detar në rajon.
Burimi:
javanews.al